Firmoset Kontrata Sociale me Bashkinë Korçë

Me datë 27 Korrik 2021, u firmos Kontrata Sociale me Bashkinë Korçë.

Rrjeti POP këtë vit u shtri dhe në këtë Bashki. Duke klikuar në linkun më poshtë, do të gjeni Raportin e detajuar të përgatitur nga Gruaja në Zhvillim Korçë pas takimeve me fokus grupet në komunitet. https://popnetwork.al/…/2021/07/Booklet_Korca_A4.pdf.

Ndërsa Kontratën Sociale me prioritetet e përzgjedhura nga qytetaret e Korçës dhe të firmosura me angazhimin për përmbushjen e tyre nga Kryetari i Bashkisë Korçë z. Sotiraq Filo mund ta lexoni duke klikuar në këtë link https://popnetwork.al/…/07/Kontrata-Sociale_Korca-A3.pdf

Nga sot, kolegët e GZHK do të jenë monitorues të punës së Bashkisë Korçë dhe do të advokojnë për përmbushjen e prioriteteve të përzgjedhura nga vetë qytetarët.

Faleminderit për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania ProgrammeOlof Palme International Center National Endowment for Democracy