Fokus grup informues me një grup grash në nevojë – Elbasan
Shoqata Tjeter Vizion zhvilloi fokus grup informues me një grup grash në nevojë.
Në takimin e organizuar në dt. 30.10 u diskutua për kontratën sociale 2021-2023. Përmbushja e prioriteteve të kësaj kontrate, prioritet e papërmbushura arsyet pse dhe monitorimi i vazhdueshëm deri në përmbushjen e plotë të prioriteteve të mbetura të kontratës. Të pranishmit diskutuan duke u shprehur të kënaqur për prioritetet e përmbushura por gjithashtu nxorën në pah edhe problematika të reja si; mungesa e një qëndre komunitare multifunksionale, shtimi i autobusëve urban nga 1 në çdo 1 orë në 1 në çdo 30 minuta, autobusët shumë të vjetër të pamirëmbajtur, zëvendësimi i tyre etj.
Falenderojmë për mbështetjen e vazhdueshme Olof Palmes Internationella Center, Ambasadën e Suedisë në Tiranë dhe National Endowment for Democracy.