Fokus Grup me anetare te Keshillit Vendor Rinor Durres
CSDC ka organizuar nje takim me studente, bamore dhe anëtarë të Këshillit Vendor Rinor ne kuader te Kontrates Sociale POP Durres 2023. Ndër çështjet që u shprehën si më prioritare ishin: – Infrastruktura dhe shërbimet publike – rruga kryesore e pashtruar (Lgj.7 dhe 8); rrugët dytësore një pjesë janë pa ndriçim; në NJA nuk ka vendqëndrime dhe orare të afishuara, si dhe autobuzi i fundit në orën 18:00 është shumë herët; në NJA ka nevojë për më shumë çerdhe dhe kopshte. – Demokracia vendore dhe mirëqeverisja – përmirësimi i komunikimi të punonjësve të Bashkisë dhe ofrimi i shërbimit në sportele, pavarësisht digjitalizimit. – Zhvillimi ekonomik vendor – të ofrohen programe nxitëse dhe lehtësira pë bizneset e ngritura nga gratë dhe të rinjtë. – Dimensioni social në nivel vendor – duhet investuar më shumë në programe dhe aktivitete për të rinjtë, si dhe aktivitete kulturore; duhen ngritur shërbime sociale dhe në NJA, sidomos për PAK; janë të nevojshme shërbimet sociale në terren; duhen ngritur shërbime rehabilituese për të mbijetuarit e dhunës, të cilat të ofrojnë strehim më afatgjatë se qendrat e emergjencës.