Fokus Grup me banore te Njesise Administrative Qerret, Puke
2.3.2023 Levizja Rinore per Demokraci Puke, organizoi fokus grupin e rradhes me banoret e Njesise Administrative Qerret. Në këtë takim moren pjese banore te kesaj njesie administrative, te cilet pasi janë njohur me punen e bërë për monitorimin e kontratës sociale kanë propozuar prioritetet që mendojnë të jenë në kontraten sociale per zgjedhjet e ardhshme vendore si:
- Furnizimi me uje dhe energji elektrike ne zonat e thella rurale;
- Permiresimi i komunikimit dhe informimit nga ana e bashkise per banoret e ketyre zonave
- Mbeshtetje financiare per grate dhe ata pak te rinjte qe kane mbetur pa emigruar, ne lidhje me ngritjen e bizneseve lokale;
- Me shume fushata ndergjegjesuese per dhunen ne familje sidomos ne zonat qe jane shume larg qytetit.
Prioritetet e banoreve te kesaj zone do te jene pjese e Kontrates Sociale 2023-2027 e cila do ti prezantohet kandidateve per kryetare bashkie te zgjedhjeve vendore te 14 majit 2023.