FOKUS GRUP ME BANORET E DURRESIT
24 pjesëmarrës, individë të grupmoshave të ndryshme, nxënës dhe studentë, përfaqësues të institucioneve arsimore dhe OJF-ve diskutuan për prioritetet e përmbushura dhe prioritetet e reja të Kontratës Sociale. Në lidhje me prioritetin e transparencës dhe konsultimit me publikun, pjesëmarrësit e konsideruan pjesërisht të plotësuar. Faqja zyrtare e Bashkisë është e përditësuar, vendimet e Këshillit Bashkiak publikohen rregullisht, por jo datat paraprake të mbledhjes së këtij të fundit.
Ndërkohë këtë vit, kanë qenë i publikuar në kohë dhe qartazi kalendari i dëgjesave publike. U rekomandua që të gjindet një mënyrë transmetimi e informacionit më e përshtatshme për grupmoshat e treta dhe të ketë terminologji më të qartë në disa rubrika, si për shëmbull ajo e buxhetit.Shtimi i koshave të mbeturinave dhe mbledhja e rregullt e tyre në Njësitë Administrative, u konsiderua prioritet aspak i plotësuar. Shqetësim tjetër i ngritur në këtë pikë ishte dhe informimi në lidhje me vendgrumbullimin e mbeturinave të mbledhura.I njëjti vlerësim u dha dhe për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve, duke e konsideruar aspak të plotësuar.
Diskutime dhe prioritete të reja të dala nga ky fokus grup do të jenë pjesë e raportit të monitorimit, i cili do të dal në fund të muajit tetor dhe do të diskutohet sërisht me komunitetin. Ky raport do ti vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të komunitetit dhe përfaqësuesve të Bashkisë Durrës, për tu diskutuar dhe ndërrmarë ndërhyrjet e nevojshme në buxhet në vitin pasardhës.