Fokus Grup me banoret e Durresit

Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC) ka filluar përgatitjet për Forumet Publike mes qytetarëve dhe kandidatëve për kryetare bashkie për zgjedhjet vendore 2023. Stacioni i parë janë fokus grupet me qytetarët për të prioritizuar nevojat e tyre në zonat ku banojnë për përpilimin e Kontratës Sociale, e cila do ti prezantohet kandidatëve gjatë muajit Prill 2023.

Sot ishim me anëtarë të komunitetit nga njësi administrative të ndryshme të qytetit të Durrësit, ku analizuam arritjet e dritanishme dhe diskutuam nevojat e komunitetit bazuar ne kater shtylla kryesore:

Infrastruktura rrugore – shtrimi dhe rehabilitimi i rrugëve dytësore dhe ndriçimi, pastrimi, transporti publik; Demokracia vendore/mirëqeverisja – shkëmbimi reciprok i informacionit, marrja parasysh e kategorive të caktuara (p.sh. moshat e treta) në proçesin e dixhitalizimit për njoftimet; Zhvillimi ekonomik vendor – studentëve t’u mundësohet karta e studentit, praktika pune për studentët; Dimensioni social në nivel vendor – buxhet i specifikuar për gratë në situate rreziku dhe viktima të dhunës, krijimi i qendrave të emergjencës për këtë kategori dhe shërbime sociale në terren.