Fokus grup me banoret e Korçës

Gruaja ne Zhvillim Korçë vijon takimet me banoret e qytetit Korçë, Bashkia Korçë në kuadër të POP – Perballja e Ofertave Politikedhe hartimit te Kontrates Sociale 2023 per zgjedhjet vendore te 14 majit 2023.Diskutuam së bashku me qytetarët prioritetet dhe nevojat e komunitetit në zonat ku banojnë, prioritete keto qe do ti prezantohen kandidateve për kryetarë bashkie gjatë muajit Prill 2023 ne Forumin Publik të Korçës.Cilat janë disa prej shqetësimeve të tyre: Në lagjen 18, rruga “Dhora Leka”, ka nevojë për një vendparkim, mungesa e të cilit sjell një kaos të madh makinash.Gjithashtu, për faktin që kjo rrugë është e ngushtë, shihet e nevojshme që ajo të bëh et vetëm me një kalim.Rruga e “Leshpunueses”( në zonën e furrës “Cegora”), ka nevojë për ndërhyrje, pasi ka ulje dhe ngritje të asfaltit, duke u bërë shqetësim serioz për drejtuesit e automjeteve. Tek rruga “1 Maji”, përballë Drejtorisë Pyjore, ndodhet një magazinë e amortizuar, e cila është bërë vend strehimi për përdoruesit e drogës. Kjo ka ngjallur shqetësim të madh për banorët e kësaj zone, pasi e shohin këtë banesë si një vend infeksioni dhe keqedukimi për fëmijët e tyre. Kjo magazinë është bërë shkak edhe për mospërfundimin e rrugës rreth kësaj zone. Në lagjen 16, rruga “Viktor Eftimiu”, është një zonë e pashtruar midis pallatit 111(Pallati i jorganëve) dhe banesës private. Nuk ka linjë urbani tek zona e rrethrrotullimit tek rruga e Voskopojës, si dhe mungon afishimi i orareve i transportit urban në të gjithë qytetin. Është e nevojshme të shtohet numri i kopshteve dhe sidomos ai i çerdheve.

Keto jane disa prej shqetesimeve/prioriteteve te ngritura nga banoret e ketyre njesive. Na ndiqni!