Fokus Grup me banoret e Nj.A. Baldushk
Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim ka organizuar Fokus Grupin e rradhes me qytetaret e Njesise Administrative Baldushk ne Tirane. Diskutojme mbi prioritetet e Kontrates Sociale dhe adresimin e shqetesimeve te qytetareve. Edhe ne kete njesi nformimi nga Njesia Administrative vleresohet pozitivisht nga banoret e lagjeve te kesaj njesie, por komunikimi nga bashkia sipas qytetareve ka vonesa per raste te ankesave apo kerkeses per informacion.
Disa prej problematikave te ngritura nga banoret:
– Mungesa e kopshteve dhe cerdheve me kohe te plote ne menyre qe grate te kene mundesi per tu punesuar.
– Ne shkolla sipas banoreve mungojne mesuesit per parashkollor.
– Ne shkolla mungon ngrohja gjate dimrit.
– Sherbimi veterinar dhe veterineri vijon te merret ne menyre private nga banoret
– Banoret kerkojne qe te vendoset nje dite pazari per Baldushkun dhe te marketohet nga bashkia.
– Jane shtuar te moshuarit e vetmuar dhe nuk ka asnje sherbim qe ju ofrohet apo ndonje person qe te kujdeset per ta.
– Grate kerkojne lehtesira dhe mbeshtetje per tu punesuar edhe ne fabrikat e prodhimit te veshjeve dhe kepuceve.