Fokus grup me banoret e Nj.A. Farke, Tirane
Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim ka organizuar Fokus Grupin e rradhes me qytetaret e Njesise Administrative Farke Tirane. Diskutojme mbi prioritetet e Kontrates Sociale dhe adresimin e shqetesimeve te qytetareve.
Disa prej problemeve te perseritura nga banoret:
– Mungesa e cerdheve dhe kopshteve per femijet. Megjithese ka vite qe flitet per ngritjen e nje kopeshti ne Lunder, akoma nuk ka informacion se kur do te filloje procesi i ndertimit.
– Jane bere disa punime dhe permiresime te mira ne te gjithe njesine administrative qofte ne infrastrukture apo edhe ndertimi i Pallatit te Sportit, por uji psh vjen me orar dhe nuk eshte i mjaftueshem
– Sipas banoreve duhet shtuar forca punetore per mirembajtjen e rrugeve
– Pastrimi eshte rregulluar por transporti, vijon pritja nje oren ne stacionin e urbanit.
– Duhen pare mundesite per paketa me te zgjeruara sociale per familjet ne nevoje
– Shkollat kane nevoje per baze materiale sidomos per produkte higjenike (detergjente, letra etj) ne menyre te rregullt
– Ne pjesen Jug-Bathore ka probleme te theksuara me ujin