Fokus Grup me Banorët e Nj.A. Funarë, Bashkia Elbasan

Shoqata Tjeter Vizion zhvilloi nje fokus grup me banorët e NJA Funarë.

Në takimin e organizuar në dt. 31.10 u diskutua për kontratën sociale 2021-2023. Përmbushja e prioriteteve të kësaj kontrate, prioritet e papërmbushura arsyet pse dhe monitorimi i vazhdueshëm deri në përmbushjen e plotë të prioriteteve të mbetura të kontratës. Të pranishmit diskutuan duke u shprehur të kënaqur për prioritetet e përmbushura si ndërtimi i një rrjeti ujësjellësi të ri, ndërtimi i urë së fshatit Kore etj, por gjithashtu nxorën në pah edhe problematika të reja si; ndërtimi i në pike grumbullimi për fruta -perime në Funarë, shtimi i koshave të plehrave ka lagje në Funarë ku mungojnë koshat etj.

Falenderojmë për mbështetjen e vazhdueshme Olof Palmes Internationella Center, Ambasadën e Suedisë në Tiranë dhe National Endowment for Democracy.