Fokus grup me banoret e Nj.A. nr. 8, Tirane
Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim ka organizuar Fokus Grupin e rradhes me qytetaret e Njesise Administrative numer 8 ne Tirane. Diskutojme mbi prioritetet e Kontrates Sociale dhe adresimin e shqetesimeve te qytetareve. Edhe ne kete njesi nformimi nga Njesia Administrative vleresohet pozitivisht nga banoret e lagjeve te kesaj njesie, por komunikimi nga bashkia sipas qytetareve ka vonesa per raste te ankesave apo kerkeses per informacion.
Disa prej problematikave te ngritura:
– Uji i pijshem vjen vetem me orar nga 2 ore ne dite, gjithashtu banoret shprehen se uji nuk eshte i pijshem.
– Ne kete njesi jane disa linja te transportit publik, por mungojne oraret e afishuara sa i perket levizjes se tyre.
– Pastrimi i rrugeve dhe koshave te medhenj kryhet rregullisht por ata nuk dizenfektohen
– Pensionistet ankohen per transportin publik, ku nuk ju lejohet te levizin pa pagese bilete.
– Banoret kerkojne qe njesoj sic u rriten pagat te rishikohet edhe rritja e ndihmes ekonomike qe ata marrin.