Fokus grup me banoret e Njesise Administrative Gjegjan, Puke

1.3.2023  Levizja Rinore per Demokraci Puke, organizoi fokus grupin e rradhes me banoret e Njesise Administrative Gjegjan. Në këtë takim moren pjese banore te kesaj njesie administrative, te cilet pasi janë njohur me punen e bërë për monitorimin e kontratës sociale kanë propozuar prioritetet që mendojnë të jenë në kontraten sociale per zgjedhjet e ardhshme vendore si:

  • Furnizimi me uje dhe energji elektrike ne zonat e thella rurale;
  • Adresimi i problemit të mungesës së transportit lokal nga njësitë administrative në Pukë dhe anasjelltas, duhet marrë në konsideratë sa do i ndihmonte zonat rurale për çdo nevojë lëvizjeje, për punë, për nxënës e studentë, për probleme të kujdesit shëndetësor, për nxjerrjen e produkteve lokale bujqësore e blegtorale në treg etj.Mbeshtetje financiare per grate dhe ata pak te rinjte qe kane mbetur pa emigruar, ne lidhje me ngritjen e bizneseve lokale;
  • Mirëmbajtja e rrugës së Kimzës në Njësinë Administrative Gjegjan
  • Ndërtimi i një ure të sigurtë për fshatin Kuzhnen
  • Ndërrimi dhe shtimi i koshave të mbetjeve dhe shpeshtimi i pastrimit të tyre në Gjegjan

Prioritetet e banoreve te kesaj zone do te jene pjese e Kontrates Sociale 2023-2027 e cila do ti prezantohet kandidateve per kryetare bashkie te zgjedhjeve vendore te 14 majit 2023.