Fokus grup me banoret e Njesise Administrative Hajmel, Vau i Dejes
Me dt 28.02.2023, u realizua Fokus Grupi me banoret e Njesia Administrative Hajmel, bashkia Vau Dejes.
Prioritetet e dala nga ky takim:
- Infrastruktura rrugore – Mirembajtje e rruges Shelqet – Pistull, vendosje e barrjerave mbrojtese anes rruges
- Ndricimi – fshatrat Pistull, Pacram dhe Shelqet jane te ndricuara vetem qendrat e fshatit, ndersa ne rruget dytesore mungon krejtesisht ndricimi
- Pastrimi – Pavaresisht se pastrimi behet, qytetaret mendojne se eshte e nevojshme shpeshtim I diteve te pastrimit.
- Transporti publik – Mungon krejtesisht.
- Uji I pijshem / Kanalizime – Klorinimi duhet te kryhet rregullisht, oraret gjate stines se veres duhet te jene me te zgjatura.
- Shkollat – Pistull, Pacram eshte e nevojshme nderhyrja ne infrastrukturen e ngrohjes, oxhaket jane krejtesisht te amortizuar dhe per shkak se ngrohja behet me dru, tymi perhapet neper klasa, duke penguar zhvillimin e mesimit. Eshte e nevojshme lyerja e ambjenteve te brendshme te shkolles. Rikonstruksion I banjove te po ketyre shkollave. Terrenet sportive mungojne krejtesisht.
- Demokracia vendore/mirëqeverisja – Digjitalizimi i sherbimeve ka krijuar veshtiresiper aksesimin e qytetareve ne sherbimet online. Jemi ne dijeni që ka faqe interneti, por ne nuk e përdorim dhe nuk e kuptojmë.
- Procedura/mekanizma – per marrjen e mendimit te komunitetit nuk perdoren.
- Sherbime per te rinjte – Mungojne krejtesisht. Nuk programe e as sherbime qe ofrohen per perfshirjen e te rinjve.
- Zhvillimi ekonomik vendor – bizneset e vogla nuk kanë lehtësi fiskale dhe nuk ka programe për nxitjen e punësimit të grave dhe te rinjve.
- Dimensioni social në nivel vendor – Sherbimet sociale per individe ne nevoje ofrohen, por nevojitet bashkepunim me i ngushte ne mes Kryepleqve dhe komunitetit per informim me situaten e banoreve te fshatrave, pasi shpesh duke mos u informuar me gjendjen e familjeve te komunitetit, nuk ofrohet as sherbimi. Mungojnë shërbimet rehabilituese për gratë në rrezik apo viktima të dhunës.
- Mungesa e Qendrave Komunitare eshte evidente. Duke e konsideruar si pike te rendesishme per koordinimin dhe adresimin e problemeve ne Bashki, qytetaret e vleresojne te rendesishme ngritjen e tyre