Fokus grup me banoret e Njesise Administrative Korçë, Mollaj, Drenovë

10.3.2023 GRUAJA NË ZHVILLIM KORÇË në takim me një grup qytetarësh, në fokus grupin për Kontraten Sociale 2023 në Njësinë Korçë Qender, Mollja, Drenove Ishin disa prioritetet e identifikuara nga qytetarët:

  • Në lagjen 3, rruga “Tefta Tashko Koço”, zona tek ish fabrika e qelqit, nuk janë bërë investime në lidhje me rrugët dhe kanalizimet. Gjithashtu në këtë lagje uji i pijshëm është i përkohshëm, si dhe ndriçimi shumë i dobët.
  • Në lagjen 4, rruga”Pandi Raidhi”është pjesërisht e shtruar, si dhe i mungojnë kanalizimet dhe sinjalistika.
    Rrugët”Mihal Ciko”, “Naum Karanxha” dhe “Koli Çeku”, janë ende të shtruara vetëm me çakull.
  • Në lagjen 7, te ish kantina e verës, këndi i fëmijëve i ngritur para disa vitesh ka mbetur jofunksional për shkak të amortizimit. Kërkohet pastrimi i tij dhe nderhyrje për mirëmbajtje për ta rikthyer në funksionim.
  • Në lagjen 10, rruga “Pano Xhamballo”, nuk është bërë asnjë investim tek pallatet tre katëshe të vjetra pranë gjimnazit ”R.Qirinxhi”.
  • Në lagjen 17, rruga “Ajet Gjindolli”, përballë ish shkollës bujqësore.
  • Në lagjen 18, rruga”Dhimitër Denasi”pallati nr.18 i ndodhur në mes të lagjes, është shumë i amortizuar dhe kërkon ndërhyrje në infrastrukturë.
    Në fshatin Dvoran:
    ????Shqetësim janë tualetet e përbashkëta të kopshtit dhe shkollës, si dhe mungesa e higjenës. Banorët kërkojnë ndarjen e kopshtit nga shkolla, pasi ka mundësi të bëhet ndryshim infrastrukture.
    ????Mungojnë këndet e lojrave për fëmijët.
    ????Rreth 5-6 pallate tre katëshe kanë korridore me dritare krejtësisht të pambyllura. Kjo përbën rrezik dhe pasiguri për banorët.