Fokus grup me banoret e Njesise Administrative Rrethina, Shkoder

17.3.2023 Vijojmë takimet me qytetarët në njësine administrative Rrethina, në kuadër të POP – Perballja e Ofertave Politike dhe hartimit të Kontrates Sociale 2023 për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Disa prej prioriteteve te dala nga qytetaret e kesaj njesie: Fuqizimi i mekanizmave komunitare te perfaqesimit; Promovimi i burimeve natyrore nëpërmjet nxitjes së biznesit dhe punësimit të të rinjve në zonat bregdetare dhe malore përmes krijimit të portaleve me profil ekonomik për shkëmbim informacioni dhe zhvillimin e programeve të përshtatura për këtë kategori; Rritja e frekuencës së lëvizjes së autobusëve si dhe shtimi i linjave që lidhin fshatrat me qytetin Shkodër. Prioritetet qytetare, shqetësimet dhe problematikat e ngritura do të bëhen pjesë e Kontratës Sociale e cila do t’u vihet ne dispozicion kandidatëve për Kryetar Bashkie!