Fokus Grup me banorët në Njësinë Administrative Shirgjan

Shoqata Tjetër Vizion zhvilloi fokus grup me banorët në Njësinë Administrative Shirgjan.

Në takim u diskutua për kontratën sociale 2021-2023. Përmbushja e prioriteteve të kësaj kontrate, prioritet e papërmbushura, arsyet pse dhe monitorimi i vazhdueshëm deri në përmbushjen e plotë të prioriteteve të mbetura të kontratës. Të pranishmit diskutuan duke u shprehur të kënaqur për prioritetet e përmbushura por gjithashtu nxorën në pah edhe problematika të reja si: ndërrimi i tubacionit kryesor të ujit të pijshëm nga fshati Mjeksi në Kuqan, sheshpushime për vendqëndrimet e autobuzave etj.

Falenderojmë për mbështetjen e vazhdueshme Olof Palmes Internationella Center, Ambasada e Suedisë në Tiranë, National Endowment for Democracy.