Fokus grup me gra dhe vajza te bashkise Shkoder
20.3.2023 Intelektualet e Rinj Shprese ne bashkëpunim me organizaten partnere te POP Hapa te lehte zhvilluan fokus grupin përmbyllës me qytetarët në Shkodër, ku diskutuam ne lidhje me problematikat me baze gjinore që hasin grate dhe vajzat e ketij qyteti. Ky aktivitet u arganizua në kuadër të POP – Perballja e Ofertave Politike dhe hartimit të Kontrates Sociale 2023 për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Disa prej prioriteteve te identifikuara: Promovimi i barazisë gjinore duke rritur përfaqësimin e grave në nivele drejtuese dhe duke zbatuar me korrektësi ligjin për barazinë gjinore në emërimin e nënkryetarëve dhe administratorëve; Mirëfunksionimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit kundër dhunës në marrëdhëniet familjare dhe bashkërendimi i punës së autoriteteve përgjegjëse për menaxhimin e viktimave të dhunës në familje; Krijimi i aksesit në infrastrukturë për personat me aftësi të kufizuara përmes ndërtimit të rampave në hapësira publike, shkolla dhe qendra shëndetësore.
Prioritetet qytetare, shqetësimet dhe problematikat e ngritura do të bëhen pjesë e Kontratës Sociale e cila do t’u vihet ne dispozicion kandidatëve për Kryetar Bashkie!