Fokus grup me kursantet e Formimit Profesional Durres
6.3.2023 CSDC Durres ne nje komunikim me kursantet e Qendres se Formimit Profesional Durres ne fokus grupin per Kontraten Sociale 2023. Pjesëmarrsit ishin banorë të lagjeve të ndryshme të qytetit të Durrësit dhe shprehën problematika konkrete për zonën e tyre që shiheshin të nevojshme për të patur ndërhyrje nga ana e Bashkisë Durrës. Ndër prioritetet më kryesore ishin:
- Infrastruktura dhe shërbimet publike – L. 17 është investuar për shtrim dhe ndriçim nga vetë banorët, pjesërisht rezultat i suksseshëm, pork a nevojë për mirëmbajtje të mëtejshme; L. 8, rruga e kodrës prapa maternitetit ka problematikë kanalizimet e ujërave të zeza; autobuzët nuk janë gjithmonë korrekt me oraret, shpeshtësinë 8.5 minuta sipas tabelës në faqen zyrtare të Bashkisë Durrës, por kur ka pak njerëz funksionojnë me një shpeshtësi 20-30 minuta; kopshtet e zonës ndonjëherë nuk kanë kapacitet mjaftueshëm, sepse regjistrohen dhe fëmijë të cilët nuk i përkasin asaj zone.
- Demokracia vendore dhe mirëqeverisja – digjitalizimi i shërbimeve është avantazh, por duhet ofruar paralelisht dhe pranë zyrave përkatëse, pasi ka kategori që nuk i aksesojnë dot online; vetëm një prej pjesëmarrësve kishte marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak; mendojnë që institucioni i Bashkisë nuk është plotësisht transparent; nuk kanë njohuri për regjistrin e kërkesë-ankesave.
- Zhvillimi ekonomik vendor – nuk kanë informacion të ketë programe apo politika mbështetëse për të rinjtë; e njëjta që vlen dhe për nxitjen dhe mbështetjen e bizneseve të ngritura nga gratë dhe të rinjtë; për nxitjen e punësimit shohin mundësi të mirë QFP, për të cilën nuk kishin informacion para se të vinin për të kryer kurset përkatëse dhe e mendojnë si prioritare shpërndarjen e informacionit për të.
- Dimensioni social në nivel vendor – e shohin të nevojshme të paturit qendra ditore për PAK dhe në Njësi Administrative, si dhe shërbime sociale lëvizëse.