Fokus grup me organizatat lokale ne Puke

15.3.2023 Në kuadër të takimeve për përgatitjen e Kontratës Sociale u takuam me organizatat lokale AgroPuka e Qendra Komunitare Puke për ti njohur me këtë proçes dhe për të diskutuar rreth problemeve që ato kanë evidentuar gjatë punës së tyre.

Ndër prioritetet që ne po i rendisim në kontraten Sociale janë:

  • Përcaktimi në buxhet i një fondi të veçantë për mbështetje të nismave rurale të sipërmarrjes,
  • Të vlerësohen burimet e Pukës përmes promovimit duke përcaktuar si një ndër ditet me vlera “Diten e Kërpudhës Porçini krenari e Pukës”,
  • Të përshtatet një hapsirë ose banesë për shërbimin e strehimin 24 orësh të rasteve të dhunës në familje.