Fokus Grup me Qytetarët e Nj.A. Bulgarec – Bashkia Korçë

Raporti i Monitorimit të Kontratës Sociale 2019-2023!

Anetaret e Rrjetit POP jane te përkushtuar për të siguruar që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe që kontrata sociale të respektohet. Partnerët tanë po punojnë në terren, duke organizuar fokus grupet për të dëgjuar mendimet e komunitetit ku ata operojne. Qytetarët janë thelbi i kësaj kontrate sociale.

Raportet tona do të përmbajnë të dhëna të qarta dhe të verifikuara për periudhën shtator 2022-shtator 2023. Ky është një dokument i cili do të ndihmojë në mbikëqyrjen e përmbushjes së Kontratës Sociale. Partnerët tanë janë të angazhuar për këtë detyrë dhe kemi mbështetjen e Olof Palmes Internationella Center, Embassy of Sweden in Tirana, National Endowment for Democracy

Fokus Grupi i parë u organizua nga Gruaja në Zhvillim Korçë më datë 04.10.2023 ne Njesine Administrative Bulgarec, duke analizuar dhe diskutuar prioritetet e Kontratës Sociale të bashkisë Korçë dhe adresimin e tyre.

  1. Qytetarët u informuan mbi prioritetet e Kontrates se re Sociale per bashkine Korçë, firmosur ne prag te Zgjedhjeve Vendore 14 Maj 2023;
  2. U diskutua rreth prioriteteve te Kontrates Sociale, bashkia Korçë, firmosur ne korrik 2021 me qellim monitorimin e prioriteteve te kesaj kontrate per periudhen shtator 2022- shtator 2023.
  3. Gjithashtu u diskutua mbi format e bashkepunimit midis Gruaja ne Zhvillim Korçë dhe qytetareve per perfshirjen e tyre ne procese advokuese.