Fokus Grup me qytetaret e Nj.A nr. 3, Tirane

Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim ka organizuar Fokus Grupin e rradhes me qytetaret e Njesise Administrative numer 3 ne Tirane. Diskutojme mbi prioritetet e Kontrates Sociale dhe adresimin e shqetesimeve te qytetareve. Edhe ne kete njesi nformimi nga Njesia Administrative vleresohet pozitivisht nga banoret e lagjeve te kesaj njesie, por komunikimi nga bashkia sipas qytetareve ka vonesa per raste te ankesave apo kerkeses per informacion.

Furnizimi me ujë vazhdon të jetë problem, duke qenë se në shumë zona të njësisë, si për shembull te zona e burgut, nuk ka ujë 24 orë dhe banoret kane probleme mbi sigurine e ujit per ta pire ndaj vijon blerja e ujit nga botet qe kalojne neper lagje ose ne markete. Gjithashtu, sistemi i kanalizimeve ka nevojë për rregullim.

Shumë banorë e kanë të vështirë të frekuentojnë qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhiu” për shkak të largësisë. Duhen më shumë qendra komunitare për të mbuluar të gjitha zonat. Një sugjerim është krijimi i një qendre komunitare afër spitalit Nënë Tereza.

Nje tjeter shqetesim i banoreve eshte papunesia dhe varesia ne Ndihmen Ekonomike qe marrin nga bashkia, e cila sipas tyre eshte shume e ulet dhe nuk mjafton per nevojat qe kane familjet, sidomos me rritjen e cmimeve te shportes ushqimore.