FOKUS GRUP ME QYTETARET E NJESISE ADMINISTRATIVE FARKË

Në kuadër të përpilimit të raportit të tretë monitorues për Kontratën Sociale në Bashkinë Tiranë, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) organizoi sot një fokus grup me banorët e njësisë administrative Farkë për të diskutuar mbi çështjet dhe problematikat që i shqetësojnë ata, si dhe mbi punën e Bashkisë.

Nevojë emergjente është ndërtimi i çerdheve për fëmijët pasi nuk ka asnjë dhe ka vetëm një kopsht pa drekë, deri në orën 12:00. Projekti i miratuar për ndërtimin e çerdheve në Farkë, Lundër dhe Çollak nuk është zbatuar ende. Emergjent është gjithashtu problemi i mungesës së transportit publik në të gjithë njësinë. Një tjetër çështje e ngritur është mungesa e qendrave sociale për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuar. Banorët vënë në dukje edhe mungesën e personelit dhe orarit mjekësor në Ambulancë, pasi një mjek mban tre lagje të njësisë Farkë.

Të gjitha gjetjet nga këto takime do të pasqyrohen në raportin e vitit të tretë monitorues ku do të analizohet puna e Bashkisë Tiranë për përmbushjen e Kontratës Sociale.