FOKUS GRUP ME QYTETARET E NJESISE ADMINISTRATIVE NR. 4
Në kuadër të përpilimit të raportit të tretë monitorues për Kontratën Sociale në Bashkinë Tiranë, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) organizoi një fokus grup me banorët e njësisë administrative nr. 4, ku u diskutuan problematikat e hasura dhe puna e Bashkisë lidhur me prioritetet e Kontratës Sociale.
Banorët vënë në dukje problemin e furnizimit me ujë, i cili vjen me orare dhe ka erë të pakëndshme. Kërkohet shtimi i çerdheve për të mbuluar të gjithë njësinë, shtimi i linjave të transportit urban, si dhe të përmirësohet pastrimi dhe gjelbërimi.
Të gjitha gjetjet nga këto takime do të pasqyrohen në raportin e vitit të tretë monitorues ku do të analizohet puna e Bashkisë Tiranë për përmbushjen e Kontratës Sociale.