FOKUS GRUP ME QYTETARET E NJESISE ADMINISTRATIVE NR. 8
Në kuadër të punës për hartimin e raportit të tretë monitorues për Kontratën Sociale Tiranë, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) realizoi sot një fokus grup me banorët e njësisë administrative nr. 8, ku u diskutuan çështjet dhe problematikat kryesore të kësaj njësie.
Banorët ngrenë si problem faktin se uji nuk vjen 24 orë dhe nuk është i pijshëm. Problematike janë kanalizimet në zonën 38 dhe 44. Në zonën 38 nevojiten gjithashtu parqe dhe stola. Një tjetër çështje që u ngrit nga diskutimi ishte mosdezinfektimi i koshave të mbeturinave pasi mblidhen nga makinat e mbetjeve.
Sipas banorëve ka edhe një problematikë lidhur me heqjen e taksave për pensionistët e vetmuar: Pasi personi aplikon, përjashtimi nga taksat vonon të reflektohet në faturë (deri në dy muaj e gjysëm).
Të gjitha gjetjet nga këto takime do të pasqyrohen në raportin e vitit të tretë monitorues ku do të analizohet puna e Bashkisë Tiranë për përmbushjen e Kontratës Sociale.