Fokus grup me qytetaret e Njesise Administrative Rashbull, Durres

15/03/2023 Fokus grupi u zhvillua në Njësinë Administrative Rrashbull, në ambjentet e Qendrës Komunitare Multifunksionale Rrashbull. Kishte 15 pjesëmarrës, 11 femra dhe 4 meshkuj, banorë të zonë së Rrashbullit dhe Xhafzotaj. Çështje që prej tyre konsideroheshin prioritare ishin:

Infrastruktura dhe shërbimet publike

  • Mungesa e trotuareve dhe sinjalistikave në rrugët kryesore.
  • Shtrimi i rrugëve kryesore Xhafzotaj dhe Rrashbull, si dhe në pjesën që banorët i referoheshin si Ura e Xhafzotaj.
  • Shtimi i koshave të mbeturinave, pasi janë të pamjaftueshëm për zonën dhe mbledhja e rregullt e tyre, e cila nuk bëhet rregullisht.
  • Ndërhyrje për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve, pasi nga bllokimi i tyre shkaktohen përmbytje.
  • Shtimi i çerdheve dhe kopshteve, pasi në zonë ka shumë fëmijë dhe kopshtit ekzistues, ai i shkollës, është shumë largë për disa nga familjet. Gjithashtu të ofrohet dhe dreka e fjetja, pasi qëndrimi i fëmijëve deri në 11:30 në kopësht, është jopraktik për prindërit e punësuar.

Demokracia vendore – mirëqeverisja

  • Kanë informacion dhe janë të kënaqur me komunikimin me kryetarin e NJA. Po në këto mjedise gjindet këndi i njoftimeve, ku publikohen rregullisht.
  • Mendojnë që digjitalizimi i shërbimeve që merren pranë Bashkisë është pozitiv, por duhet të ofrohen paralelisht dhe në zyrat përkatëse, pasi është më e lehtë për disa kategori që nuk kanë qasje në teknologji.

Zhvillimi ekonomik vendor

  • Nuk kanë informacion për programe specifike që nxisin apo u ofrojnë lehtësira bizneseve të vogla, kryesisht atyre të ngritura nga gratë apo të rinjtë, por e shohin deri diku të nevojshme.

Dimensioni social në nivel vendor

  • Janë shumë të nevojshme hapësirat e pushimit dhe argëtimit për të gjitha grupmoshat.
  • Duhet të ketë programe që nxisin aktivizimin dhe kulturën te të rinjtë.
  • Janë shumë të nevojshme qendrat ditore ku ofrohen shërbime për PAK, sidomos për fëmijë, pasi ajo që ndodhet në Durrës është larg dhe zhvillimi i programeve nuk është efikas për fëmijët pas udhëtimit të një distance të tillë çdo ditë, duke marrë parasysh dhe sfondin zhvillimor të fëmijëve.
  • E njëjta gjë vlen dhe për një qendër ditore për të moshuarit, ku përpos frekuentimit është ndihmuese dhe të jenë të regjistruar në formë database. Kështu nëse do të krijohen shërbimet sociale lëvizëse, që gjithashtu mendohej e nevojshme, do të kenë emrat dhe adresat e të të moshuarve që kanë nevojë për asistencë.