FOKUS GRUP ME QYTETARET E NJESISE ADMINISTRATIVE SHIRGJAN

Kane filluar takimet me komunitetin ne kuader te hartimit te Raportit te trete monitorues te Kontrates Sociale. Shoqata Tjeter Vizion në dt.07.09.2022 ishte në një tjetër përballje me komunitetin e NJA Shirgjan për të informuar dhe monitoruar nga këndvështrimi komunitar përmbushjen e prioriteteve të kontratës sociale për këtë njësi .

1 nga prioritetet e dala nga komuniteti i kësaj njësie si përmirësimi i shërbimit të vaditjes së tokës bujqësore rezulton të jetë përmbushur nga bashkia. Gjithsesi ka vend për përmirësim të mëtejshem për këtë shërbim.

2 prioritete të reja dolën nga takimi me komunitetin; 1. Kanali vaditës për zonën Polis-Tudan; 2. Riparimi i defekteve të tubave të ujit të pijshëm Kuqan-Kryezjarr.

Rekomandimet e komunitetit do ti përcillen Bashkisë Elbasan për t’u përfshirë në axhenden e saj të shërbimeve publike.