Fokus grup me qytetaret Njesia Administrative Baldushk, Tirane
6.3.2023: Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim vijon takimet me banoret e Tiranes ne kuader POP – Perballja e Ofertave Politike dhe hartimit te Kontrates Sociale 2023 per zgjedhjet vendore te 14 majit 2023.
Ne date 6.3.2023 diskutuam se bashku me banoret e Njesia administrative Baldushk prioritetet dhe nevojat e komunitetit ne zonat ku banojne, prioritete keto qe do ti prezantohen kandidateve per kryetare bashkie gjate muajit Prill 2023 ne Forumin Publik te Tiranes.
Por, cfare thone qytetaret dhe cilat jane disa prej shqetesimeve te tyre:
- Fshati Vrap nuk ka rrugë dhe është i izoluar. Njësoj edhe fshatrat Vesqi, Parret dhe Kakunj.
- Shtimi i fashave orare të linjave të Baldushkut ku autobusët vijnë çdo 45, 50 ose 60 minuta.
- Mungon dhe kërkohet vendosja e rrjetit ujësjellës në të gjitha fshatrat përveç qendrës së njësisë (Baldushkut).
- Në Fushëz, ku lagjja është e bllokuar, si dhe në Mustafakoçajku kanalizimet janë në gjendje tejet të keqe dhe krijojnë burim infektimi.
- Kërkohet ndërtimi i një shkolle të re në Mustafakoçaj të Baldushkut, pasi shkolla ekzistuese ka kushte shumë të këqija.
- Krijimi i një tregu për shitjen e prodhimit bujqësor në Baldushk, ku një treg i tillë mungon dhe fermerët nuk kanë me çfarë ta transportojnë prodhimin për në tregun e Farkës.
- Në Baldushk gjithashtu banorët kërkojnë lehtësira për ndërtimin e stallave të gjësë së gjallë në tokat e tyre.