Fokus Grup me qytetaret NJ.A Qender Korce
Ne date 4.12. 2024 Gruaja ne Zhvillim Korce organizoi Fokus Grupin e fundit me qytetaret e Korces per diskutim mbi prioritetet e Kontrates Sociale, raportit Monitorues dhe mundesise per te bashkepunuar per advokacine e prioriteteve te qytetareve.
Edhe pse në fillim të fokus grupeve qëllimi u prezantua qartë për pjesëmarrësit, qytetarët orientojne diskutimet e tyre rreth problematikave që i shqetësojne. Ata vazhdojne të identifikojne dhe theksojne çështje të reja, të cilat nuk ishin pjesë e Kontratës Sociale për periudhën 2023. Kjo tregon angazhimin e tyre të vazhdueshëm në tërheqjen e vëmendjes drejt sfidave dhe nevojave të reja që shfaqen në komunitetin e tyre.
Pjesëmarrja aktive e qytetarëve në këto diskutime reflekton një interes të thellë dhe një ndërgjegjësim të tyre për pjesëmarrjen në procesin e hartimit dhe zbatimin e politikave sociale. Kjo mund të ndikojë pozitivisht në krijimin e një dialogu të pasur dhe të përfshirë në komunitetin lokal, duke përmirësuar kështu aftësinë e Bashkisë Korçë për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve me efikasitet.