Fokus grup me qytetaret, Njesia Administrative Bulgarec, Korçë

Gruaja e Zhvillim Korçë në takim me një grup qytetarësh, në fokus grupin për Kontraten Sociale 2023 në Njësinë Administrative Blgarec, Bashkia Korçë Bashkia Korçë Ishin disa prioritetet e identifikuara nga qytetarët: 1. Zgjerimi i rrugës nga hyrja e fshatit deri në qendër, si dhe ndërtimi i trotuarit në këtë rrugë. 2. Rrugët”Xhamia e Vjetër”, “Thimi Mitko” dhe “Avxhia”, të cilat shërbejnë si unaza të qytetit, përmbajnë segmente ende të pashtruara.3. Kanalizimet e ujrave të zeza janë të pjesshme.”Rruga e Merasë” ka kanalizim të hapur. 4. Ndërtimi i nje palestre në shkollën e fshatit.5. Qendra ditore për të moshuarit ka nevojë për përmirësimin e infrastrukturës, pajisjen me tualete, ngrohje, shërbim sanitar, kafe dhe zëvendësimin e orendive të brendëshme pasi janë të vjetëruara. 6. Ndërtimi i nje kinemaje, pasi në fshat nuk ka jetë kulturore. 7. Është e nevojshme të ngrihet një stalle bagëtish të imta larg fshatit, pasi ato ndodhen brenda Vijës së Verdhë. Banorët e kanë bërë edhe më përpara këtë kërkesë pranë bashkisë Korçë. 8. Tek ish reparti ushtarak mungojnë kanalizimet për 30 familje. 9. Është e nevojshme të vendosen “policët e shtrirë” në rrugën e “Lartarëve” për të shmangur aksidentet, si dhe të bllokohet kalimi i makinave pranë shkollës gjatë orarit shkollor.

Gjetjet nga qytetaret dhe prioritetet e tyre do te jene pjese e Kontrates Sociale ne kuader te zgjedhjeve vendore te 14 maj 2023.