Fokus Grup me qytetaret, Njesia Administrative Orikum, Vlore

Në Njësinë Adminsitrative Orikum, më datë 22 shkurt takuam qytetarë të cilët u bënë pjesë e fokus-grupit që Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center si anëtare e rrjetit POP – Perballja e Ofertave Politike, po zhvillon gjatë periudhës parazgjedhore, për të përgatitur prioritetet e Kontratës Sociale që kandidatët për kryetarë bashkie duhet të përfshijnë në plaformat e tyre elektorale.Në fokus-grup u dha informacion mbi funksionet e qeverisjes vendore, u diskutua mbi progresin e prioriteteve dhe bëmë evidentimin e nevojave të komunitetit bazuar në katër shtylla kryesore mbi të cilat do të realizohet kjo kontratë: 1. Infrastruktura dhe Shërbimet Publike – Cilësia dhe Efiçensa 2. Demokracia Vendore – Mireqeverisja 3. Zhvillimi Ekonomik Vendor4. Dimensioni Social në nivel vendor

Problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, kanalizimet e ujrave të zeza, transporti dhe turizmi ishin disa prej kërkesave e cështjeve që kërkojnë zgjidhje.