Fokus Grup me qytetaret, Njesia Administrative Vlore

Ndërsa Zgjedhjet Vendore po afrojnë Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center si anëtare e POP – Perballja e Ofertave Politike, është duke kontaktuar qytetarët e Vlorës për të marrë mendimet e tyre mbi nevojat dhe prioritetet që kandidatët për kryetarë bashkie duhet të përfshijnë në plaformat e tyre elektorale.Më datë 21 shkurt 2023, zhvilluam fokus-grupin e parë me qytetarë të Vlorës, ku ndamë informacion mbi funksionet e qeverisjes vendore, c’farë përmban Kontrata Sociale dhe bëme evidentimin e prioriteteve të komunitetit bazuar në katër shtylla kryesore mbi të cilat do të realizohet kjo kontratë: 1. Infrastruktura dhe Shërbimet Publike – Cilësia dhe Efiçensa 2. Demokracia Vendore – Mireqeverisja 3. Zhvillimi Ekonomik Vendor 4. Dimensioni Social në nivel vendor

Edhe pse jemi në vitin 2023, vëmë re që prioritetet e qytetarëve vazhdojnë të jenë të fokusuara në mungesën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, punësim për të rinjtë që të mos largohen dhe më tepër mundësi për tu përfaqësuar.