Fokus Grup me të Rinj nga komuniteti – Bashkia Durrës

CSDC Durrës ka zhvilluar një fokus grup me të rinj nga komuniteti, ku ata shprehën opinionet e tyre mbi plotësimin e prioriteteve, si dhe shqetësime të tjera.

Ndër çështjet që u prekën ishin: – Nevoja për përmirësimin e mjeteve të komunikimit me insitutcionin e Bashkisë; – Përmbytja e rrugëve në lagjen 18 dhe në rrugët dytësore në zonën e ish-kënetës; – Moskorrektësia e orareve të autobuzave të linjës së Unazës; – Mungesa e hapsirave të gjelbërta që shërbejnë si hapsira pushimi dhe argëtimi për të gjitha grupmoshat.

Falenderojmë për mbështetjen: Olof Palmes Internationella Center Embassy of Sweden in Tirana National Endowment for Democracy