Fokus grup me te rinjte e Pukes per Kontraten Sociale

Me datë 28.02.2023 Levizja Rinore per Demokraci Puke, organizoi fokus grupin e të rinjëve. Në këtë takim moren pjesë te rinj dhe te reja te kesaj bashkie, te cilet pasi janë njohur me punen e bërë për monitorimin e kontratës sociale kanë propozuar prioritetet që mendojnë të jenë në kontraten sociale si: • Ndiçimi dhe sistemimi i rrugës së Tuneleve • Rrugët e brendshme të lagjes sipër muzeumit sistemim dhe asfaltim • Rikonstruksion i fasadave të pallateve te lagje e muzeumit • Ndërtimi i KUZ-së në lagjen Elektriku – Shtëpia sociale dhe mos hedhja e tyre në përrua • Bazë materiale dhe laboratore për shkolla • Ndriçimi i rrugëve të lagjeve nuk duhet të jetë I kufizuar dhe masa për largimin e qenëve të rrugës që të mos kthehen në rrezik për banorët.