Fokus grup me të rinjtë në Vlorë

Me datë 30 mars 2019, në ambientet e Hotel Pavarësia u organizua fokus-grupi i fundit me të rinjtë në Vlorë. Në të morën pjesë 20 pjesmarrës nga të cilet, 12 vajza/8 djem.
Të rinjtë vlerësuan dhe shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me demokracinë vendore dhe shërbimet e pakta qe janë në qytet për grupet e marxhinalizuara, përmes plotësimit të skedave. Gjithashtu ata dhanë dhe mjaft rekomandime për aksesin në shërbime cilësore në fushën e shërbimeve publike, zhvillimin e turizmit dhe demokracinë vendore.