Fokus Grup ne Nj.A. Bushat

Qendra Sociale Hapa te lehte ka përfunduar realizimin e fokus grupeve me tre njësitë administrative të Bashkisë Vau Dejës.Takimi i fundit është realizuar me gra dhe vajza të Njësisë Administrative Bushat.Ne takimin për monitorimin e përmbushjes së prioriteteve te Kontratës Sociale 2021-2023,dhe kontratës së re rezulton se , është bërë një punë e mirë nga Bashkia për të siguruar shtrimin dhe ndriçimin e rrugëve,madje edhe ujin e pijshëm, megjithate pranohet nga të pranishmet se ka ende shumë punë për të bërë.Situata vazhdon të jetë e njëjtë përsa i përket mungesës së kopshtit/çerdhes me drekë dhe tranportit publik.