Fokus Grup ne Nj.A Hajmel

Ne data 26.10.2023 Hapa te Lehte organizoi Fokus Grupin e rradhes ne Hajmel. Në takimin e organizuar u diskutua për kontratën sociale 2021-2023. Përmbushja e prioriteteve të kësaj kontrate, prioritet e papërmbushura arsyet pse dhe monitorimi i vazhdueshëm deri në përmbushjen e plotë të prioriteteve të mbetura të kontratës. Të pranishmit diskutuan duke u shprehur të kënaqur për prioritetet e përmbushura si pastrimi i kanaleve kulluese apo ndriçimi i disa fshatrave por gjithashtu nxorën në pah edhe problematika të reja si; shtrimi i rrugës Hajmel-Koterr,Bregu i Gjadrit -Dheu i Lehtë-Pistull,shtimi i koshave të mbeturinave,cilësia e ujit të pijshëm,furnizimi pa ndërprerje, tranporti publik Hajmel-Mjedë , ngrohja me dru në shkolla etj.