Fokus grup ne NJ.A Sukth
12.10.2022 Takimi u zhvllua me pjesëmarrjen e banorëve të Njësisë Administrative Sukth. Pjesa më e madhe e tyre ishin të profesionit fermerë dhe disa agronomë, prandaj fokusi u përqëndrua në ato prioritete, të cilat preknin drejtpërdrejtë interesat e tyre. Në total ishin 13 pjesëmarrës, të gjithë meshkuj.
Në lidhje me përmirësimin e sistemit të kanalizimeve, të kanaleve kulluese dhe vaditëse, sipas banorëve nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret. E njëjta gjë vlen dhe për rrugët dytësore bujqësore. Njëkohësisht, mbetet problem numri i koshave të mbeturinave, të cilët janë të pamjaftueshëm dhe mbledhja në intervale të rregullta e tyre. Hapësirat e gjelbërta që shërbejnë si hapësira pushimi dhe agëtimi, kryesisht për fëmijët, mungojnë. Për ta, të trija prioritetet e mësipërme konsiderohen aspak të plotësuara.
Pavarësisht publikimeve të njoftimeve në faqen zyrtare ëeb të Bashkisë dhe rrjetet e tjera sociale, komunikimi i ndërsjelltë dhe transparent mbetet problematik për banorët e kësaj zone, pasi jo të gjithë kanë qasje ndaj teknologjisë.