Fokus Grup në Njësinë Administrative Papër, Elbasan

Shoqata Tjetër Vizion zhvilloi fokus grup informues në Njësinë Administrative Papër.

Në takim u diskutua për kontratën sociale 2021-2023. Përmbushja e prioriteteve të kësaj kontrate, prioritet e papërmbushura, arsyet pse dhe monitorimi i vazhdueshëm deri në përmbushjen e plotë të prioriteteve të mbetura të kontratës. Të pranishmit diskutuan duke u shprehur të kënaqur për prioritetet e përmbushura por gjithashtu nxorën në pah edhe problematika të reja si: mungesa e një linje autobuzi, mungesa e një çerdheje etj.

Falenderojmë për mbështetjen e vazhdueshme Olof Palmes Internationella Center, Ambasadën e Suedisë në Tiranë dhe National Endowment for Democracy.