Fokus Grup, Nj.A. Katund i ri, fshati Kulle
Ne date 19.10.2023 u mbajt Fokus Grupi i Rradhes me banoret e Katundit te Ri, specifikisht ne fshatin Kulle.
Banorët e shprehin shqetësimin për mungesën e informacioneve nga Bashkia dhe vlerësojnë se ecuria më e mirë ka qenë kur Bashkia ka vepruar direkt. Reforma territoriale ka shkaktuar mungesë komunikimi dhe kryeplaku i fshatit nuk është i arritshëm. Dëgjesa publike nuk ka sjellë informacion për ta.
Mbështetur në prioritetin e dytë, banorët theksojnë problemet me menaxhimin e mbeturinave. Pallatet e shembura janë bërë depo mbeturinash dhe distanca e koshave është problematike. Në fshatin Borç, mungon totalisht sistemi i mbledhjes se mbeturinave, ndërkohë që taksat paguhen.
Në lidhje me prioritetin e tretë, banorët shprehen për cilësinë e dobët të kanalizimeve, duke theksuar rrezikun për shëndetin. Mungesa e shërbimeve kanalizuese ka zgjatur për vite. Problematika të tjera përfshijnë mungesën e hapsirave të gjelbërta të organizuara si parqe dhe sfidat me transportin publik, ku mungojnë autobuzat dhe shërbimet e rregullta. Shqetësimet përfshijnë edhe mungesën e bibliotekës publike dhe shkaqet e tjera, si kushte të këqija në shkolla dhe mosmarrjen e bonusit të qerasë për 7 muaj. Banorëve u sugjerohet të përdorin peticionet dhe kronikat lajmesh për të adresuar shqetësimet e tyre.