Fokus Grup ne Nj.A Lac-Vau i Dejes

16.10.2023 Diskutojme me gra dhe vajza të Njësisë Administrative Laç -Vau Dejës realizimin e prioriteteve te Kontrates Sociale 2021-2023 duke analizuar adresimin e tyre dhe angazhimin e bashkise Vau Dejës ne plotesimin e kerkesave te qytetareve!Banorët shprehen se po vazhdon rikonstruksioni i Shkollës së mesme te bashkuar Mjedë, ka përfunduar rikostruksioni i rrugës Mllojë dhe po punohet për ndriçimin e saj, vazhdon të jetë në kushte të mjerushme rruga pranë qendres shëndetësore kryesore e cila shërben edhe si spital, problematike paraqiten edhe kanalizimet e ujrave tek blloku mes pallateve ,dhe gratë e kësaj njësie shprehen të shqetësuara edhe për amortizimin e lojrave në mes të sheshit të pallateve.

Nga ana tjetër banorët shprehen se nuk ka asnjë iniciativë mbështetëse për gratë ose të rinjtë.Grupi i grave të kësaj Njësie Administrative i ka kërkuar anëtares së Këshillit Bashkiak zZyberi, e pranishme në këtë fokus grup për të ngritur zërin në Këshill në emër të grave të kësaj bashkie,për ngritjen e çerdhes/kopshtit me drekë.