Fokus Grup Spitalle

26.10.2022

Në këtë takim morën pjesë banorë të lagjes 15, zonës së Spitallës, ku u diskutuan problematikat ekzistuese dhe sugjerime të tjera në lidhje me pikat e kontratës sociale. Në total morën pjesë 7 pjësmarrës, të gjitha femra.

Komunikimi reciprok dhe transparent me Bashkinë për ta konsderohet pjesërisht i plotësuar, duke theksuar sërish vështirësinë që kanë moshat e treta për të patur qasje ndaj informacionit online dhe terminologjinë, e cila ndonjëherë është e pakuptueshme dhe për grupmoshat më të reja.

Numri i koshave të mbeturinave dhe mbledhja e tyre rregullisht vazhdon të mbetet problematike. Banorët shprehen që ka vetëm dy kosha mbetjesh për të gjithë lagjen dhe janë mjafueshëm larg për të shkuar në këmbë më shumë se një herë gjatë ditës. Ky prioritet mbetet aspak i plotësua për ta. E njëjta gjë vlen dhe për ndërhyrjet për përmirësmin e kanaleve kulluese dhe vaditëse apo të ujërave të zeza. Këto të fundit janë të zbuluara në sipërfaqe, duke sjellë rritje të ndotjes së ajrit në zonë.

Ka mungesë totale të hapësirave të gjelbërta të pushimit dhe argëtimit për çdo grupmoshë. Fëmijët luajnë në rrugë ose në fushat  zonës, të cilat nuk janë të përshtatshme.

Në lidhje me transportin publik, kryesisht linja e Porto-Romanos që përdoret më shpesh nga banorët e zonës, është shprehur si problematikë pjesa e orarit dhe ulja e shpeshtësisë së autobuzëve, në një interval kohor 40-60 minuta një autobuz. Si pasojë, autobuzi tejmbushet duke vështirësuar përdoimin e transportit publik.

Për sa i përket bibliotekës, të rinjtë e zonës shprehen që për ta do të ishte ndihmuese ndërtimi i një biblioteke që të jetë më lehtë e aksesueshme për zonën e tyre, pasi ajo ekzistuese, edhe nëse përmirësohen kushtet, është shumë larg për ta.

Sugjerime të tjera kishin të bënin më ndriçimin e rrugëve, pasi ka mungesë thuajse totale. Rehabilitimi i rrugëve, duke filluar nga ajo kryesore, e cila duke mos qenë e shtruar, nuk është problematike vetëm për të kaluar, por dhe ndotja që krijohet. Të ndërgjegjshëm për punimet që po zhvillohen aty, banorët kërkojnë që kjo të mos lihet pas dore pas përfundimit të tyre. E njëjta gjë vlen dhe për rrugët dytësore.