Fokus Grupe në Nj. A. Sukth dhe fshatin Kullë – Bashkia Durrës

CSDC Durrës ka zhvilluar fokus grupet në Njësinë Adiministrative Sukth dhe në fshatin Kullë, ku banorët shprehën opinionet e tyre mbi plotësimin e prioriteteve, si dhe shqetësime të tjera të komunitetit.

Ndër çështjet që u prekën ishin:

– Nevoja për përmirësimin e mjeteve të komunikimit me insitutcionin e Bashkisë, specifikisht për banorët e zonave të thella;

– Numri i pamjaftushëm i koshave të mbeturinave në fshatin Kullë dhe mungesa e tyre në fshatin Borç;

– Mungesa e hapsirave të gjelbërta që shërbejnë si hapsira pushimi dhe argëtimi për të gjitha grupmoshat;

– Të mos paturit vendqëndrim për autobuzët, orare të afishuara, si dhe linjë të drejtpërdrejtë për në Durrës, qendër;

– Mungesa e bibliotekave publike në zonë.

Falenderojmë për mbështetjen: Olof Palmes Internationella Center, Embassy of Sweden in Tirana, National Endowment for Democracy