Takime me fokus-grupe në Paperr, Shirgjan dhe Shushicë, Elbasan

Shoqata “Tjetër Vizion”, Elbasan, e dyta organizatë që i shtohet Rrjetit POP, ka organizuar në Bashkinë e Elbasanit disa fokus-grupe me anëtarë të komunitetit Paperr, Shirgjan dhe Shushicë. Këto janë 3 nga disa takime që do të organizohen në njësi të ndryshme administrative urbane dhe rurale, për të identifikuar prioritetet e qytetarëve të Elbasanit, si hapi i parë për përpilimin e “Kontratës Sociale” për këtë Bashki.

POP-Platforma në Shërbim të Qytetarëve!

Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center Olof Palme International Center – Albania Programme National Endowment for Democracy