Forum Diskutimi – Keshilli Vendor Rinor
Prioritetet rinore janë pjesë e rëndësishme e lobimit dhe angazhimit të Qendra për Progres Rinor me dhe në mbështetje të të rinjvë.Sëbashku me grupin e vajzave të Gjimnazit “Havzi Nela” pjesë e grupit “Bëhu shefe e Vetes”, me mbështetjen e senatorëve dhe presidentes së shkollës si dhe me ndihmën e Këshillit Vendor Rinor, hartuam peticionin për vemendje të shtuar, ndërhyrje infrastrukturore për Gjimnazin më të madh në Qarkun Kukës, Gjimnazi “Havzi Nela”.
Peticioni i konsultuar me strukturat e Këshillit Bashkia Kukës mori mbështetjen e 400 nxënësve në një përiudhë prej 3 ditësh. Peticioni i është dorëzuar Këshillit Bashkia Kukës bazuar në rregulloren e tij dhe pritet të merret në shqyrtim që në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak.Peticioni i drejtohet Këshillit Bashkiak, Bashkisë Kukës si dhe Zyrës Vendore Arsimore, Kukës.