Forum me banorët, Njësia Administrative nr. 5, Tiranë

Njësia Administrative nr. 5 Tiranë 15.4.2019 

Me banorë të shtresave të ndryshme sociale dhe ekonomike, të punësuar dhe të papunë, u organizua sot forumi i radhës parashikuar për Bashkinë Tiranë në lidhje me POP 2019, Përballja e Ofertave Politike, nismë kjo që mbështetet nga Olof Palme Centre.
Gjatë diskutimit banorët e kësaj njësie administrative nxorën në pah si pozitive transparencën dhe komunikimin nga ana e bashkisë si dhe listuan disa shërbime që për ta shikohen si prioritare. 
Uji i pijshëm, kanalizimet, rrugët sekondare dhe papunësia ishin disa prej çështjeve për të cilat sipas banorëve është e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme.