Forum me qytetarët, Njësia Administrative Dajt, Tiranë

Më datë 10 prill 2019, pranë ambjenteve të njësisë administrative Dajt, u organizua mbledhja e forumit qytetar në kuadër të “POP 2019-Përballja e ofertave Politike” .
Të pranishëm në këtë takim ishin 20 persona, nga të cilët, 14 gra dhe 6 burra. Në këtë takim pjesëmarrësit plotësuan secili skedën e vet, më pas u diskutua gjërësisht mbi çdo pikë të skedës dhe në fund, u arrit në përfundim se çështjet ku lipsej ndërhyrje imediate ishin: Furnizimi me ujë të pijshëm; Transporti publik, si dhe kopshtet dhe çerdhet.