Forum me qytetarët, Njësia nr.7, Tiranë

U mbajt sot në datë 2.4.2019 pranë Njësisë nr. 7, Tiranë forumi me qytetarët në kuadër të POP 2019 Përballja e Ofertave Politike që mbështet nga Olof Palme Centre. Në takim morën pjesë qytetarë të kësaj njësie, të cilët vlerësuan dhe nxorën në pah disa problematika që ata hasin në përditshmërinë e tyre.

Shtimi i çerdheve dhe kopshteve, shtimi i qendrave për të moshuar dhe strehimi social ishin disa prej kërkesave të tyre. Ata vlerësuan punën e bërë në këto vite në përmirësimin e rrugëve dhe trotuareve por nxorën në pah mungesën e ujit të pijshëm 24 orë dhe furnizimin me ujë nga depozitat që janë të vendosura në tarracat e pallateve.

Gjithashtu me gjithë komunikimin e mirë dhe transparencën e vlerësuar pozitive prej tyre nga ana e bashkisë, përsëri për ujin e pijshëm u shprehën se pagesa e kësaj fature nuk justifikon shërbimin dhe cilësinë.

Tirana do të vijojë përgjatë dy javëve të para të Prillit me takime të tjera me qytetarët e njësive administrative urbane dhe rurale.