Forum me të rinjtë në Njësinë Administrative Trebinjë, Pogradec

9.04.2019
Sot u zhvillua takimi me të rinjtë e njësisë administrative Trebinjë.Në takim ishin present 29 pjesëmarrës nga të cilët 14 ishin vajza dhe 15 nga pjesëmarrësit ishin djem.
Fillimisht takimi nisi me prezantimin e projektit dhe skedës, më pas takimi vazhdoi me diskutim për cdo zë dhe në fund secili plotësoi skedën individuale.Çështjet që u konsideruan më prioritare ishin përfaqësimi rinor, mungesa e këndeve sportive, mjedise të tjera për të rinjtë, përmirësimi i infrastrukturës etj.