Forum Qytetar në Njësinë Administrative Shushicë, Vlorë

Mbledhja e Forumit Qytetar për përcaktimin e prioriteteve në Njësinë Administrative Shushicë u organizua me 1 Prill 2019. 
Morën pjesë gjithsej 20 persona prej të cilëve 13 gra dhe vajza, përfaqësuëse të fshatrave, të punësuar me profesione të ndryshme por edhe të papunë, gra fermere e kategori në  nevojë, si dhe një kryetare fshati, dhe 7 burra, kryetarë të fshatrave, fermerë dhe përfaqësues të NjA Shushicë.
Pjesëmarrësit në këtë takim plotësuan secili skedën e vet dhe më pas u diskutua për çdo pikë të skedës dhe në fund, u ra dakort që problemet më të mprehta që presin zgjidhje të menjëhershme janë: rikonstruksioni i rrugëve ( rruga Shushicë-Beshisht, rruga e varrezave Drithas); uji për vaditje, uji në tualetet e shkollës dhe kopshtit dhe vendosja e koshave të mbeturinave.