Forume Publike POP | Zgjedhjet Parlamentare 2025

Në pritje të 11 Majit – Fjala është e jotja!

Rrjeti Përballja e Ofertave Politike – POP po organizon forume publike në 8 qarqe të Shqipërisë, me synimin për të afruar qytetarët me kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Forumet do të zhvillohen në:
Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Kukës, Shkodër dhe Fier.

Temat kryesore të diskutimit:

  • Prioritetet dhe shqetësimet e qytetarëve
  • Transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje
  • Ndikimi i politikave lokale dhe kombëtare në jetën e përditshme

Zgjidh me mendje, jo me zakon – krahaso ofertat politike.
Zgjedhjet janë më 11 maj – Voto me dije, jo me dyshim.

Datat dhe vendndodhjet sipas qarqeve do të publikohen së shpejti.